Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj, nën dyshimin se nën kërcënimin e armës, kanë hyrë në market dhe kanë marrë një shumë të parave, rreth 1,000 euro.
Siç bën të ditur policia, pas një pune intensive hetimore në terren, me datën 04.03.2025 hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuarit : I.D., 35 vjeç dhe M.Q., 27 vjeç
“Me urdhër të gjykatësit, është kryer bastisja e banesës të tyre, ku janë siguruar prova që lidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore”, bën të ditur njoftimi i policisë./Arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane