Aleanca Kosova e Re (AKR) do të mbajë mbledhje komemorative për ta nderuar jetën e dhe veprën e anëtarit të saj, gazetarit dhe ekonomistit, Ibrahim Rexhepit.
Mbledhja komemorative do të mbahet nesër në sallën e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, me fillim në orën 10:00.
Ibrahim Rexhepi ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pas një sëmundje të rëndë.
Ai kishte lindur në Slivovë të Ferizajt, ndërsa studioi në Fakultetin e atëhershëm Ekonomiko – Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Ibrahim Rexhepi më 1976 nisi punën në profesionin e gazetarisë në Rilindje, për të vazhduar në Kohën Ditore, Kohavision, Lajm, Express, e të tjera.
Ai ishte anëtar i Aleancës Kosova e Re, ndërsa qe disa muaj ushtronte funksionin e këshilltarit për ekonomi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...