Objekti i ish-burgut të Prishtinës, do të jetë i hapur për qytetarë nga data 12 korrik dhe do të shndërrohet në një muze të hapur për vizitorë.
Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi, në të cilin shkruan se ky muze do të paraqesë narrativen dhe rezistencën popullore të burgjeve të Kosovës.
“Ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës e cila mban brenda vetes histori të shumta të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë për liri, është shndërruar në muze i cili paraqet narrativen dhe rezistencën popullore të të gjitha burgjeve të Kosovës të cilat janë përdorur për përndjekjen e të burgosurve politikë”, thuhet në njoftim.Hapja e Muzeut të Burgut të Prishtinës do të bëhet me ekspozitën e përkohshme ”Burgu i Idealit”.
Nga data 12 korrik, Muzeu do të jetë i hapur për vizitorët në këtë orar: E martë – e diel, nga ora 10:00 – 19:00.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen