Të martën fillojnë aktivitetet për ushtrimin “Defender Europe” në Kosovë

09:24 | 26 Maj 2023
Emir Abduramani

Të martën do të mbahet Dita e Vizitorëve të Shquar (DV Day) nga Ministria e Mbrojtjes në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar që do mbahet në Kosovë, “Defender Europe ‘23” në Babaj të Bokës.

“Në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, duke filluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si  dhe personalitete të shquara nga aleatët tonë strategjikë, nga SHBA, Shqipëria, si dhe vendet tjera partnere”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Aktiviteti pritet të zgjasë nga ora 11:00 deri në 15:00./Arbresh.info