Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve ka iniciuar rast ndaj shtatë personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Në dy raste, në Rahovec dhe Mojstir të Istogut inicimi i rastit ka ndodhur për shkak se të infektuarit me COVID-19 nuk janë vet-izoluar.
Lexoni të plotë rastet:
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 14.08.2020 – 17:10. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar procedurë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masat e marra nga Qeveria. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren14.08.2020 – 19:40. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Mamushe 14.08.2020 – 22:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregull
Fsh. Mojstir, Istog 14.08.2020 – 17:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rast, pasi që i njëjti i infektuar me sëmundje ngjitëse COVID-19, nuk ka respektuar vetë izolimin. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Volljak, Klinë 14.08.2020 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...