Lea Bajrami, e reja me origjinë kosovare që humbi jetën pas të shtënave tragjike në një shkollë në Graz të Austrisë, do të varroset të hënën, më 16 qershor.
Familja e së ndjerës ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 16:30, në “Varrezat Myslimane” në Graz.
Në ngjarjen e rëndë që ndodhi në këtë qytet austriak, mbetën të vrarë të paktën 10 persona. Autori i sulmit, pas kryerjes së aktit, i dha fund jetës së tij.
Tragjedia ka shkaktuar një tronditje të madhe jo vetëm në Austri, por edhe më gjerë, veçanërisht në komunitetet e emigrantëve dhe në diasporën shqiptare./Arbresh.info

Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona