Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se të hënën, më 24 tetor hapet konkursi për rektor
Ky vendim erdhi pas atij për shkarkimin e rektorit Naser Sahiti.
Ndërkaq, ushtruese e detyrës së rektores do të jetë profesoresha Luljeta Plakolli-Kasumi, profesoreshë në Fakultetin Juridik në UP.
“Sot me datën 21 tetor 2022, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka emëruar si ushtruese të detyrës (u.d.) së rektorit, Prof. Ass. Dr. Luljeta Plakolli-Kasumi, profesoreshë në Fakultetin Juridik të UP-së”, thuhet në njoftimin e UP-së.
“Prof. Ass. Dr. Plakolli-Kasumi ka marrë përsipër këtë detyrë që të ndihmojë mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të sigurojë ligjshmëri në konkurrencë gjatë procedurës së zgjedhjes së rektorit të UP-së. E njëjta, nuk pretendon të marrë pjesë në konkursin për rektor dhe pas përmbylljes së procesit do t’i kthehet angazhimeve të saj në Fakultetin Juridik. Konkursi do të hapet të hënën, me datë 24 tetor 2022, dhe shpresojmë të përfundojë me sukses sipas përcaktimit të saktë dhe të qartë të ligjit, Statutit në fuqi dhe parimit të meritës”, thuhet në fundt të njoftimit./arbresh.info/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...