Kryetari i Institutit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se 32 rastet në Malishevë janë raste të kontaktit dhe kanë nisur të mbyllen, gjë që është mrekullia që po bëjnë ekipi i pakët i mjekëve, të cilët punojnë nga 18 deri 20 orë.
“Respektoni rekomandimet e institutit. Mos të pyesin më, nuk ka kohë për pyetje dhe përgjigjeve. Kjo është e tmerrshme, kërkojnë të shtohen lëvizja, na ndihmoni ta kryejmë punën e tonë. Kjo është çmenduria më e madhe që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Ramadani.
Ai ka thënë se është e tmerrshme se si njerëzit po tregohen të papërgjegjshëm.
“Është e tmerrshme me na pengu në punën tonë dhe nëse ndodhë kështu nuk do ta kemi nën kontroll virusin. Virusi Korona ka ardhur për të shpëtuar njerëzit nga njerëzit”, tha ai për Dukagjinin.
Duke folur për rastet në Prishtinë, ai tha se krejt janë raste të kontaktit.
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë