Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për të gjitha vendimet e marra në mbledhjen e 154-të të Qeverisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti njoftoi se në këtë mbledhje janë ndarë 254.562 euro për pajisjen me tekste shkollore të nxënësve shqiptarë në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shkruan Arbresh.info.
Tutje, shefi i ekzekutivit tha se në këtë mbledhje u mor vendim edhe për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme Komunës së Prishtinës për familjen shtatë anëtarëshe, përfituese të skemës sociale.
Në këtë mbledhje, siç njofton kryeministri u vendos edhe për angazhimin e 25 të rinjëve nga mërgata për të forcuar lidhjen e mërgatës me institucionet e Republikës përmes Programit për Diplomaci Qytetare.
Ndër të tjera, Kurti tha se u janë hapur rrugë edhe dy marrëveshjeve ndërkombëtare për “zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve, si dhe përmirësimin e rehabilitimin e sistemeve të ujitjes.”
Po ashtu është plotësuar edhe Programi Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Janë miratuar edhe dy udhëzime administrative për masa masat e duhura parandaluese dhe mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësira të tjera të ngjashme dhe ambalazhin e mbeturinat e ambalazhit./Arbresh.info
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...