Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri njoftoi në një konferencë për medie sot njoftoi se që nga e premtja do të hapet konkurs për noterë.
Tahiri tha se një numër i komunave nuk ka pasur fare noter. Sipas tij këta dy muajt e ardhshëm çdo komunë e Kosovës do të ketë noterë.
Ndërsa kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Skënder Çoçaj tha se në këtë takim me ministrin Tahiri kanë folur për krijimin e departamentit special brenda Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Ne i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet. Këshilli Gjyqësor planifikon që deri në qershor të bëjë të gjitha planifikimet që ky depertament të funksionalizohet”, tha Çoçaj.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni tha se njëra prej çështjeve që është diskutuar sot është disiplinimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Kemi bërë një avancim të kësaj çështje pasi KPK dhe KGJK i kanë bërë draftet në lidhje me këtë. /arbresh.info /
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/423777894849848/


Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X