Kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci, ka caktuar vazhdimin e seancës për datën 10 gusht në orën 10:00.
Në ftesën e thirrjes thuhet: Seanca konstituive e Kuvendit i vazhdon punimet të enjten, më 10 gusht 2017 në orrën 10:00 në sallëne Kuvendit.
Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit.
Propozimi i rendit të ditës është i bashkangjitur.
Ndërkaq, në agjendën e seancës, e cila është publikuar nga asistenti i GP të VV’së, Naim Jakaj, është vetëm një pikë, sipas dokumentit:
‘Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”.
Ky veprim i Mikullovcit vjen pas caktimit të një takimi konsultativ me partitë politike që është paralajmëruar për të mërkurën. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në këtë takim derisa PAN është koalicioni që kërkon me këmbëngulje një marrëveshje mes partive se kur duhet të thirret séance e radhës.

Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...