Takimi i sotëm në Shkup ishte mjaft i rëndësishëm për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipëria e Kosova.
Në fokus të diskutimeve ishte Plani i Ri i Rritjes Ekonomike, i miratuar nga Komisioni Europian vetëm 3 muaj më parë.
Ky plan synon jo vetëm zhvillimin ekonomik të shteteve të cilat ende nuk janë integruar në BE, por edhe rritjen e bizneseve e investimeve në Ballkan.
Të pranishëm në këtë samit, ishin dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti. Secili prej tyre u shpreh pro tregut të përbashkët rajonal. Rama theksoi se duhen lënë mënjanë ndasitë që kanë të bëjnë me “ngjyrën e flamujve apo historinë” për të realizuar me sukses reformat, ndërsa Kurti nënvizoi se “duhen ndërprerë kërcënimet e sigurisë mes shteteve”.
Në një foto të bërë publike, Rama e Kurti shihen duke biseduar, të ulur pranë njëri-tjetrit në tryezë.
Nëse Plani Ekonomik realizohet me sukses, do të rritet liria e lëvizjes së mallrave, punëtorëve dhe shërbimeve mes vendeve te rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe në raport me shtetet anëtare të BE-së./tvklan.al/
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...