Lidhja Demokratike e Kosovës edhe njëherë ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë, pasi që siç thonë ata është qeveri e pakicës, shkruan arbresh.info.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se vendi nuk mund të udhëhiqet nga një qeveri që ka 42 deputetë të shumicës shqiptare.
Më tej ai është shprehur se në kushte normale ata do të duhej të japin dorëheqje për të hapur rrugë për institucione kredibile.
“Me daljen e Listës Serbe nga qeveria, praktikisht vendi udhëhiqet nga një qeveri e pakicës, një qeveri që mund të konsiderohet tash e rënë, një qeveri që ka vetëm 42 deputetë të shumicës shqiptare dhe 10 deputetë të pakicave serbe, ndërsa opozita ka 68 deputetë. Është mëse e qartë që vendi nuk mund të vazhdojë më tutje të udhëhiqet nga kjo qeveri pakicë në Kuvendin e Kosovës dhe pakicë në çdo komision parlamentar. Mua më çudisin deklarimet e qeveritarëve që thonë se është stabile, në kushte normale dhe sikur këta të kishin përgjegjësi ata duhej të dilnin menjëherë të japin dorëheqje dhe të hapin rrugë për krijimin e institucioneve kredibile me shumicë të qëndrueshme parlamentare”, ka thënë Hoti në konferencën javore./Arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...