Pas një nga javëve më të nxehta që kishim jetuar ndonjëherë, më në fund, temperaturat do të ulen ndjeshëm por, për këtë, duhet të presim edhe dy ditë.
Pas të premtes e të shtunës kur temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë, të dielën, priten të bien deri në 10 gradë.
Koha do të jetë me diell por zgjatë deri të shtunën. Sipas parashikimeve të fundit, ditën e diel një turbullirë nga Atlantiku do të depërtojë edhe mbi rajon, që do të sjellë mot më të freskët, vende-vende me reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 26C.
Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 4-14m/s.
Shtypja atmosferike pritet të zbresë lehtë nën vlera normale.
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...