Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e nesërme do të shoqërohet kryesisht me diell.
Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius.
“Dita e diel do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe relativisht e qetë. Në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, përjashtuar kontaktit direkt të rrezeve të diellit, për shkak të vlerave të larta të indeksit UV. Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit./arbresh.info/
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...
Nait Hasani rrëfen tmerrin në Burgun e Dubravës: Më vrau shp...
Izraeli miraton ligjin që dënon me vdekje palestinezët e dën...