Ka disa javë që me vendim të komunës së Mitrovicës të dielën të gjitha bizneset janë të mbyllura
Por këtë të dielës do të jetë ndryshe, shkruan arbresh.info
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se për shkak të festës së Fitër Bajramit të dielën e 2 qershorit do të jetë ditë pune.
“Komuna e Mitrovicës njofton të gjitha subjektet afariste të komunës se dita e diele 02.06.2019, para festës së Fitër Bajramit do të jetë ditë pune në Mitrovicë. Ky vendim është marrë nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me qëllim që të mbështes bizneset dhe që qytetarët të furnizohen me gjëra të konsumit në prag të festës së Fitër Bajramit, duke mundësuar kështu që e diela e parë e muajit qershor të jetë ditë pune për bizneset në qytetin e Mitrovicës, gjithmonë duke respektuar Rregulloren komunale Nr. 03/2014”, thuhet në njoftim.
I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar gjithashtu se pas kësaj jave, e diela do të vazhdoj të jetë ditë pushimi.
Gjithashtu njoftojmë të gjithë qytetarët së me përjashtim të ditës së diele me datë 02.06.2019, do të vazhdoj të jetë në fuqi vendimi i kryetarit Bahtiri që e diela dhe festat zyrtare të jenë ditë pushimi në tërë territorin e komunës së Mitrovicës, ndërkohë që Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me inspektime tek subjektet afariste për respektimin e këtij vendimi dhe Rregullores komunale Nr. 03/2014 për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Mitrovicës”, përfundon njoftimi./Arbresh.info/
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Sue...
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama
Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme p...
Flakët përfshijnë periferinë e Los Angeles/ Evakuime emergje...
Qendra e Studentëve organizon aksion për dhurimin vullnetar ...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri