Një shqiptar është mes 1500 personave që presidenti amerikan Joe Biden fali ose u lehtësoi dënimet.
Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për Francesk Shkambin, i dënuar në vitin 2014 me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë në SHBA nga Shqipëria.
Nga dokumentet e gjykatës rezulton se Shkambi ishte përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, marijuanës dhe pilulave ekstazi.
“Juria e gjeti Shkambin përgjegjës për trafikimin e 85 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë, afërsisht 55 kg marijuanë dhe 4000 pilula ekstazi”, tregojnë të dhënat.
Sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP), Shkambi pritej të lirohej në vitin 2029.
Faljet e fundit të presidentt Biden ngjallën reagime të shumta, përfshirë këtu edhe debate mbi përfshirjen e individëve me dënime të larta në listën e të falurve.
Por sipas shtëpisë së Bardhë, Biden ka falur shtetas të cilët kanë treguar rehabilitim të suksesshëm dhe një angazhim të fortë për t’i bërë komunitetet e tyre më të sigurta.
Biden fali më parë edhe djalin e tij Hunter, i cili përballej me dënim për akuzat për mashtrime me taksa dhe është dënuar për një rast që lidhet me armëmbajtje./abcnews.al
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...