Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë janë duke realizuar punime për renovimin e hapësirave të brendshme të institucionit.
Kështu bën të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) me anë të një njoftimi në Facebook.
Sipas njoftimit, puna po zhvillohet në dhomat e qëndrimit, banjot, korridoret dhe ambientet e përbashkëta, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe higjienës.
“Ky aktivitet po realizohet nën mbikëqyrjen e stafit teknik dhe sipas standardeve të sigurisë. Përfshirja e të burgosurve në këto punime synon jo vetëm përmirësimin e ambienteve, por edhe inkurajimin e rehabilitimit dhe angazhimit në aktivitete të dobishme.”, bën të ditur SHKK.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për të burgosurit, duke avancuar proceset rehabilituese dhe risocializuese në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...