Një person i dënuar me burg është arratisur nga QKUK ku po merrte tretman mjekësor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari ishte transferuar në QKUK të martën nën përkujdesje të dy gardianëve, shkruan arbresh.info.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke vuajtur dënimin në burg për shkaqe shëndetësor ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor nën përkujdesje të dy gardianëve”, thuhet në raport.
Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se dy gardianët janë arrestuar ndërsa hetimet për të dyshuarin janë duke vazhduar.
“I njëjti me 04.07.2019 ka arritur të arratiset dhe është larguar në drejtim të panjohur ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, përfundon njoftimi i PK-së./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...