Smajl Latifi i AAK-së dhe Idriz Vehapi i PDK-së janë shprehur të bindur për fitore në balotazhin e 19 nëntorit në Rahovec, madje duke e bërë këtë pa koalicione me partitë tjera.
Latifi i AAK-së që doli i pari në zgjedhjet e 22 tetorit me 33.50 për qind të votave ka thënë se “mospuna e Vehapit dhe PDK-së solli rezultatin aktual”.
“Kemi pritur rezultat akoma më të mirë, por besoj se atë do ta marrim në garën e balotazhit. Jemi në takime të vazhdueshme me strukturën dhe të gjithë qytetarët për të fituar Rahovecin”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
I pajtuar me rezultatin që e nxori si të dytin, Vehapi ka mohuar raportimet për një koalicion me VV-në. Në zgjedhjet e 22 tetorit, Vehapi mori 29.50 për qind të votave.
“As nuk ka pasur bisedime me VV-në. Nuk ka koalicione zyrtare me askënd. Besoj se do të përmbysim rezultatin në balotazh. E kuptojmë rezultatin e parë sepse ky ishte vendim i qytetarit”, ka thënë Vehapi.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave