Në Spitalin e Gjilanit po vazhdon ta udhëheqë administratën Hazir Haziri, ndonëse ai është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e Prokurorisë. Atje edhe Agron Leka, u.d. i shefit të njësisë koronare, është i akuzuar për rastin “Stentat” dhe i njëjti po vazhdon të punojë, ndonëse i akuzuar
Vendimi i Drejtorisë së përgjithshme të Shërbimit Klinik Spitalor Universitar të Kosovës për të larguar nga pozitat udhëheqëse të gjithë personat që janë nën aktakuzë nuk po zbatohet në Spitalin e Gjilanit.
Në këtë spital po vazhdojnë të udhëheqin edhe dy zyrtarë të lartë, ndonëse ndaj tyre rëndojnë aktakuza të ngritura nga Prokuroria, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Hazir Haziri vazhdon të udhëheqë Administratën e Spitalit të Gjilanit edhe pse ai akuzohet nga Prokuroria se ka mundësuar shfrytëzimin e pronës së Spitalit në mënyrë të kundërligjshme, pa kontratë dhe pa procedurë tenderimi një kompanie private.
Sipas dyshimeve të Prokurorisë, kompania paguan qira prej 500 euro ndërkohë, në të njëjtën hapësirë është mundësuar vendosja dhe hapja e një lokali afarist.
Shefat e akuzuar punojnë në Spitalin e Gjilanit
I akuzuar tjetër që vazhdon të ketë pozitën e shefit është edhe Agron Leka.
Ky i fundit është shef në njësinë koronare të Spitalit të Gjilanit, ndërkohë emri i tij është në mesin e emrave të doktorëve që akuzohen në rastin “Stentat”.
Leka, deri në këto momente nuk ka dhënë asnjë sinjal të dorëheqjes e në anën tjetër askush nuk ka kërkuar shkarkimin e tij…
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...