Kujtesa, si njëra nga platformat më të suksesshme televizive në Kosovë dhe me kanalet më kualitative, vazhdon te pasuroj platformën e saj me kanale të reja.
Duke filluar nga sot, platformës Kujtesa i shtohet edhe kanali më i ri TDC (Timeless Drama Channel), me serialet më të njohura e më të shikuara turke në botë.
TDC ofron mbi 500 orë përmbajtje të mbushura me Pasion, Intriga, Aksion, Dashuri, dhe përplotë Dramë të cilat janë të realizuara nga producentët dhe regjisorët më të mëdhenjë turk, me renome ndërkombëtare.
Kanalin TDC në platformën Kujtesa mund ta gjeni me numrin 14. Disa prej serialeve më të njohura të cilat mund t’i ndiqni në TDC, përfshijnë: “Karadayi”, “Kurt Seyit & Shura”, “Analar Ve Anneler”, “20 Dakika”, me aktorët më të famshem turk, si: Kivanç Tatlitug, Berhuzar Korel, Kenan Imirzalioglu, Nehir Erdogan dhe shumë emra të tjerë të njohur ndërkombëtarisht.
Kujtesa do të vazhdojë të sjellë risi dhe kanale të reja vazhdimisht me qëllim të plotësimit të kërkesave dhe nevojave të abonuesve te saj.
Emocionet nuk do të kenë kufijë!
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...
Punonjësit e Policisë në Shqipëri marrin shpërblim në fund t...
Spiropali në pritjen e fundvitit: Diaspora shqiptare, pjesë ...