Me konstituimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës gjithçka kalon në dorë e Presidentit.
Tashmë Hashim Thaçi duhet të emërojë mandatarin për kryeministër, shkruan portali arbresh.info.
Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht Albin Kurti si i nominuar pritet të japë propozimin e tij për kabinetin qeveritar.
Por kjo gjë pritet të mos jetë lehtë, kjo pasi që VV nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës me LDK-në.
Pas konsultimit me partitë politike apo koalicionet që kanë shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri, Presidenti i Kosovës propozon një mandat prej 15 ditësh për të propozuar kabinetin.
LEXO EDHE: Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Por nëse mandatari i parë nuk arrin të fitojë shumicën në Kuvendin e Kosovës, atëherë presidenti cakton një kandidat tjetër brenda 10 ditëve, sipas procedurës së njëjtë.
Në qoftë se edhe përpjekja e dytë nuk është e suksesshme në këtë rast shpallen zgjedhje të reja.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit me kandidatin e saj për kryeministër Albin Kurti.
Në bazë të rezultateve të certifikuara nga KQZ për subjektet politike, Vetëvendosje ka 29 ulëse, LDK ka 28 ulëse, PDK ka 24 ulëse, koalicioni AAK-PSD ka 13 ulëse, Lista Serbe ka 10 ulëse, koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 ulëse./arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...