Komiteti Ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, sot mbajti mbledhjen e gjashtë me radhë.
Anëtarët e komitetit në këtë mbledhje miratuan hulumtimin shumë-sektorial për konceptin, vizionin dhe bazat e Master Plani, që ishte prezantuar në mbledhjen pararendëse.
Studimi i miratuar sot iu ishte dorëzuar secilit anëtarë për shqyrtim dhe komente eventuale. Në këtë studim përcaktohen vizioni, objektivat e përgjithshme dhe qëllimet e veçanta, duke përfshirë rezultatet e pritura, kriteret e vlerësimit, vlerat e trashëgimisë kulturore, dhe udhëzimet për hartim të Master Planit sipas atributeve të zonave të caktuara.
Me vendimin e sotëm, është përmbyllur hapi i parë i një procesi të rëndësishëm për mandatin e këtij komiteti dhe në të njëjtën kohë i është hapur rruga shpalljes së konkursit për Hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. /arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...