KiE Grupi Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës sot do të zhvillojë takimin e radhës.
Në këtë takim marrin pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, raporton RTKlive.
Më 12 korrik të këtij viti kabineti qeveritar miratoi propozim/vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për themelimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Më 12 maj 2022, Kosova filloi procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës duke dorëzuar një aplikim në selinë e qendrore të këtij institucioni, në Strasburg.
Grupi Koordinues do të ketë një rol të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit të brendshëm, si dhe në ofrimin një pasqyre sa më të saktë dhe koherente të situatës në Kosovë lidhur me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...