Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka vizituar sot Lëvizjen Vetëvendosje, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e partisë, Albin Kurtin, dhe shefin e Grupit Paralamentar, Glauk Konjufcën.
Sipas njoftimit të VV-së, temë diskutimi e këtij takimi kanë qenë zhvillimet e fundit politike, ku vëmendje të veçanta iu është kushtuar luftimit të korrupsionit dhe krimit.
Ja njoftimi i plotë:
Ambasadori Ruairi O’Connell pritet në takim në Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, sot, kryetari i VETËVENDOSJE!-s, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, pritën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Në takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike e institucionale. Kurti e Konjufca e njoftuan ambasadorin O’Connell me qëndrimet dhe idetë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për daljen nga kriza në të cilën ndodhet Kosova. Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për reformën në drejtësi si parakusht për luftimin e suksesshëm të korrupsionit dhe krimit.
Të dy palët potencuan rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira e bashkëpunimit sa më të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe për kontakte e takime të vazhdueshme në të ardhmen.
Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...