Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka njoftuar se është takuar me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi është zhvilluar në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
Shkrimi i plotë i Kadaj- Bujupi në Facebook:
Në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, sot u takuam me Kryetaren e Kuvendit e cila më njoftoi që Rezoluta për krijimin “Këndit të Kurajos” e iniciuar nga unë dhe e votuar nga deputetët e legjislaturës së kaluar, ka marrur përkrahjen e kryesisë dhe së shpejti fillimisht në ambientet e kuvendit e pastaj edhe në qeveri dhe institucionet tjera, do të ekspozohen artizanalet e punuara nga viktimat e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë. Ky kënd do të jetë kurajoja e së ardhmës. Këto gra janë historia e Kosovës! Drejtësia për to, do të triumfoj!
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim