Takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, do të mbahet me 4 shtator.
Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Ullyot.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien ka thënë se Shtetet e Bashkuara presin me padurim për këto diskutime të rëndësishme me kryeministrin kosovar Avdullah Hoti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe besojnë që përparimi ekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes.
“Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Uashington në 4 shtator. Shtetet e Bashkuara shpresojnë në këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti. Ne besojmë se përparimi në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në përparimin e procesit të paqes “, ka thënë zëdhënësi John Ullyot për telegrafin.
Duhet theksuar se takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Ndërkaq, 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator.
Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...
Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...