Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, ka zhvilluar sot pati disa takime në Bruksel, kryesisht bilaterale dhe në fund takim trelateral me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe drejtorin e ashtuquajturës zyre e Kosovës në Serbi, Petar Petkoviqin.
Bislimi njoftoi se pati një dakordim fillestar që takimi i radhës me nivelin e lartë politik të mbahet me datën 22 prill.
Por kjo datë, sipas Bislimit, në momentin e fundit nuk është edhe aq e sigurt për arsye se ka indikacione që presidenti i Serbisë nuk është i gatshëm ose nuk mund të vijë në këtë datë, kështu që janë duke shqyrtuar datë alternative.
“Ideja është që me këtë datë të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit. Ka pak paqartësi në atë se si duhet të ecën procedura e kujt duhet t’i dërgohet drafti paraprakisht, dhe si duhet të prezantohet”.
“Kemi diskutuar edhe tema aktuale, atë të energjisë, dhe p.sh. puna e riskut, edhe për çështjen e targave si po ecën implementimi – ku unë kam raportuar që deri ne fund të marsit ka pasur një zhvillim të mirë, por pastaj pas kërcënimeve dhe djegieve të veturave në ditën e hënë, nuk ka pasur vetura të regjistruara. Ka pasur kërkesë të Serbisë që prapë Kosova të tregojë vullnet të mirë e të mos vendosë masë ndaj këtyre, por unë mendoj që kjo periudhë ka kaluar dhe më nuk mund të diskutohet dhe as negociohet për targa, por vetëm duhet të zbatohet”, u shpreh Bislimi.
Ai po ashtu shtoi se mes tjerash është diskutuar edhe për të pagjeturit, puna e njohjes reciproke të diplomave, mospengimi nga ana e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe elementet tjera që kanë të bëjnë me marrëveshjen bazike./Arbresh.info/
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...