Gazeta zvicerane “NZZ” ka saktësuar raportimin e saj të djeshëm për takimet diskrete në Solothurn të Zvicrës, duke thënë se ndonëse Besnik Bislimi e Marko Gjuriq kanë qenë pjesëmarrës, ata s’janë takuar direkt mes vete.
Në paragrafin ku përmendet Bislimi e Gjuriq tashmë ata kanë shtuar fjalinë “Megjithatë, ata s’janë takuar kurrë mes vete”.
Derisa në versionin origjinal dhe të pa ndryshuar të tekstit një fjali e tillë nuk figuron.

Shkrimin e edituar e ka shpërndarë edhe këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës kanë konfirmuar se shteti zviceran organizon prej vitesh këto takime në qytetin e Solothurnit.
Zviceranët thonë se këto takime janë diskrete, me qëllim që palët të flasin mes vete të pangarkuar nga vëmendja e publikut.
“FDFA e konsideron të rëndësishme të ofrojë një hapësirë për dialog të qëndrueshëm mbi çështjet politike, duke u lejuar pjesëmarrësve të ndërtojnë marrëdhënie dhe besim pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut”, ka thënë të martën për Express zëdhënësja e MPJ-së zvicerane, Lea Zurcher.
Sipas zyrtares zvicerane, një modalitet i tillë i diskutimeve mundëson kontakte të drejtpërdrejta dhe eksplorim të ideve në bazë të të cilave mund të inspirohen proceset zyrtare.
“Një format i tillë diskret mund të ndihmojë në lehtësimin e kontakteve të drejtpërdrejta dhe lejon që të eksplorohen ide që mund të ushqehen në proceset zyrtare. Ky dialog joformal, në përputhje me traditën e gjatë zvicerane të Zyrave të Mira, është plotësues i kuadrit zyrtar të udhëhequr nga BE-ja dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Zurcher.
Pas Andrew, arrestohet edhe ish-ambasadori Peter Mandelson
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente
Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën substanca narkot...
Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknolog...