Papa Françesku dhe imami i madh Al-Azhar Ahmed al-Tayeb u takuan sot në mesditë në Vatikan për një takim historik dhe shumë të përzemërt sipas Selisë së Shenjtë, pas një periudhë 10- vjeçare të marrëdhënieve të tendosura midis dy institucioneve fetare.
“Mesazhi i cili do të ruhet në memorien e këtij takimi midis dy drejtuesve të lartë fetarë, të cilët ngritën lart figurën e njëri-tjetrit, është takimi ynë”, pohoi papa Françesku drejtuar imamit Al-Azhar, referuar deklaratës së raportuar nga zyra për shtyp e Vatikanit.
Është hera e parë që një takim i tillë po zhvillohet në Vatikan.
Në 24 shkurt të vitit 2000, papa Gjon Pali II takoi Imamin e madh Al-Azhar dhe sheikun Mohammed Sayed Tantawi në Kajro.
Audienca private midis Jorge Bergoglio dhe përfaqësuesit të Institucionit më prestigjioz të fesë islamike sunite zgjati rreth 30 minuta, sipas një deklarate nga Selia e Shenjtë./AFP/
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...
Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhduku...