Tajani: Po punojmë për të përforcuar KFOR-in në kufirin Kosovë-Serbi

08:42 | 26 Shtator 2023
A Z

Shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani paralajmëroi përforcimin e pranisë së trupave të NATO-s në kufirin Kosovë-Serbi, për të parandaluar përleshjet e mëtejshme, mes shqetësimeve për ripërtëritjen e dhunës në rajon.

Ai e bëri këtë paralajmërim në rrjetin X, i njohur deri vonë si Twitter, në të cilin tha se ka biseduar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke u bërë thirrje për inkurajim të dialogut mes palëve.

“Në marrëveshje me (ministrin Italian të Mbrojtjes) Guido Crosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme”, thuhet në postim.