Analisti Ramush Tahiri tha se Vjosa Osmani mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo pasi në KQZ ka përfunduar afati për deklarimin e koalicioneve, duke lidhur vetëm dy koalicione nga partitë minoritare.
Tahiri mendon se procesi i shkrirjes së Osmanit në listën e Vetëvendosjes do të humbte identitetin.
“Vjosa Osmani mund të rrezikojë të mos merr pjesë në zgjedhje. Mund të rrezikojë sepse procesi i shkrirjes e humb identitetin. Procesi i shkrirjes në Vetëvendosje ndonjëherë nuk i ndihmon edhe Vetëvendosjes”, thotë Tahiri.
“Duket që s’po arrin me u regjistruar si Nismë, si Iniciativë, s’ka përgatitje. Shkrirja në Vetëvendosje do të thotë nga 120 kandidatë sa do t’i marrë Vjosa. A do t’i marrë 30 apo 20. Sepse kjo domethënë shumë. Tani nga ata kandidatë, qysh do të jetë ranglista ose renditja, a do të jetë për shembull, dikush nga një deri në 10, a do të jetë e përzier apo do të jetë prej një numri në një numër të caktuar’, shpjegoi Tahiri.
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...