Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri e ka marrë me seriozitet një postim në facebook, të gazetarit, Bajrush Morina, i cili ka thënë se një deputet i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij janë përgjegjës për vrasjen e aktivistit të LDK-së, Enver Maloku.
Menjëherë pas këtij postimi, Tahiri ka thirrur në telefon kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin dhe ka kërkuar nga ai që të merret me deklaratën e Morinës.
Ministri i Drejtësisë, siç merr vesh Gazeta Express ka qenë i prerë me kryeprokurorin Lumezi duke kërkuar nga ai që t’i shkohet deri në fund këtyre pretendimeve të Morinës pa anashkaluar as ndëshkimet për ata që akuzojnë pa argumente.
Me rastin e përvjetorit të 19-të të vrasjes së veprimtarit të LDK-së dhe gazetarit Enver Maloku, Morina pretendon se personat që kanë vrarë Malokun në vitin 1999 janë një deputet i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëshortja e tij. Por në një bisedë për Express, Morina nuk ka dashur të jap emra se kush janë ata persona që ai i akuzon për vrasje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...