Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një njoftimi në profilin e tij në facebook ka bërë të ditur se ka nënshkruar një udhëzim administrativ, i cili mundëson një transparencë më të madhe të punës së përmbaruesve privat.
Ai ka shkruar se duke vlerësuar punën e përmbaruesve, ky dokument i nënshkruar përcakton kushtet dhe procedurat për aranzhimin dhe mbajtjen e të dhënave personale dhe të biznesit nga përmbaruesit privat, si dhe do të mundësoj nxitjen e transparencës dhe evitimin e informalitetit të mundshëm në këtë profesion.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Krahas kushteve që kemi krijuar për profesionet e lira ligjore, me këtë rast, edhe për përmbaruesit privat, po marrim masa për të siguruar llogaridhënien, transparencën dhe përgjegjshmërinë e tyre. Për këtë qëllim, kam nxjerrë Udhëzimin Administrativ për afarizmin dhe të dhënat personale për Përmbaruesit Privat. Ky Udhëzim Administrativ përcakton kushtet dhe procedurat për aranzhimin dhe mbajtjen e të dhënave personale dhe të biznesit nga përmbaruesit privat, si dhe do të mundësoj nxitjen e transparencës dhe evitimin e informalitetit të mundshëm në këtë profesion. Përmbaruesit Privat, kanë rol të rëndësishëm në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.”, ka shkruar Tahiri.
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht