Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se e kanë hapur çështjen e prekjes së kufijve të Kosovës.
“Kanë bërë gabim historik, edhe Thaçi, edhe Rama”, ka thënë Tahiri në T7, teksa ka folur për diskutimet e dy udhëheqësve shqiptarë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për shkëmbime territoresh mes Kosovës e Serbisë.
“Unë nuk e lejova Serbinë të hapë tema territoresh”, ka deklaruar Tahiri, që dikur udhëhiqte palën kosovare në dialogun me Serbinë.
“Integrova veriun. Strukturat paralele u shuan. Vumë kufij me Serbinë, se ishin pikat e djegura. Hoqëm nga mendja e Serbisë se mund ta marrë Trepçën”, ka shtuar Tahiri.
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...