Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell.
Ministrja Tahiri e njoftoi Ambasadorin O’ Connell me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, dhe agjendën euro-atlantike.
Tahiri vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar duke shpreh përkushtimin për thellimin e mëtejmë të tyre si dhe falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga ana e shtetit britanik për Kosovën. Ajo vlerësoi kontributin e ambasadorit O’Connell për Kosovën në misionet e mëhershme të qëndrimit të tij në Kosovë
Ambasadori O’Connell, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike të Kosovës.
Ambasadori O’Connell vlerësoi dialogun e Brukselit si një proces të rëndësishëm për një paqe të qëndrueshme në rajon dhe çmoi lart angazhimin serioz të Kosovës në këtë dialog.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend