Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka takuar Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se në takim ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, duhet të jetë fokusi i të gjithë aktorëve ndërkombëtarë.
“Takim shumë konstruktiv me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Gjatë takimit diskutuam procesin e integrimit në BE, reformat në administraten publike dhe rrugën përpara. Në takim theksova se anëtarësimi në NATO dhe BE i Republikës së Kosovës duhet të jetë fokusi kryesor për të gjithë aktorët ndërkombëtarë”, ka shkruar Tahiri.
Tutje, ai ka falënderuar Cramon për mbështetjen e saj për Kosovën./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...