Katër raste të reja sonte janë paraqitur në Komunën e Vushtrrisë.
Kryetari Xhafer Tahiri thotë se pos këtyre rasteve edhe 20 pacientë të tjerë janë shëruar në këtë komunë.
“Kemi pasur edhe një rast vdekje që bëhet bashkëqytetari ynë i katërt që humb jetën nga infeksioni i COVID-19”, tha ai për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.
Tahiri thotë se janë edhe një numër i madh i qytetarëve të Vushtrrisë në pritje për t’u ritestuar pasi sipas tij e kanë kaluar kohën që nevojitet për shërim nga coronavirusi.
I pari i Vushtrrisë thotë se në këtë komunë janë rreth 150 raste aktive dhe mbi 160 të shëruar nga coronavirusi.
Tahiri thotë se ka filluar fushata për shpërndarjen e 10 mijë maskave falas për qytetarët e Vushtrrisë për ta përballuar koronavirusin sa më lehtë./
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...