Abelard Tahiri i PDK’së, në këtë ditë feste, tha se mori një telefonatë nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.
Tahiri tha se Thaçi i ka dhënë kurajë e forcë për të vazhduar me angazhimin për fuqizimin e shtetit.
“Sot, në këtë datë të lavdishme, mora një telefonatë nga Presidenti Hashim Thaçi. Edhe pse i mbyllur në qeli, ai me zërin e tij na jep kurajë e forcë të jashtëzakonshme për të vazhduar angazhimin tonë për fuqizimin e shtetit dhe shoqërisë sonë.”
Në fund, Tahiri u shpreh se kombi shqiptar pret me padurim ditën kur do të organizojë një pritje madhështore për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...