Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se PDK në zgjedhjet lokale që përfunduan tek dje, pati rimëkëmbje krahasuar me votat në zgjedhjet parlamentare.
Partia e parë dhe partia e dytë në Kosovë.
Ndonëse tha se nuk janë të kënaqur shumë me numrin e komunave të fituara, Tahiri tha se megjithatë PDK në raundin e parë ka treguar forcën e vërtetë në garën e barabartë.
“Pasqyrimi më i saktë i vullnetit të votuesit manifestohet me votën e dhënë për secilin subjekt politik veç e veç – kur votohet për kryetarët. Pra, në një garë të barabartë, ku secili garon i vetëm, shihet renditja e qartë e subjekteve politike, me besimin që marrin për t’i udhëhequr komunat me kryetarët e saj, dhe rrjedhimisht e fituesit. Kur jemi të barabartë në garë, pra kur secila parti garon veç e veç, PDK gjithmonë del e para. Edhe tash e kemi rastin e njëjtë. Në raundin e parë, nga 10 komunat sa ishim në balotazh, në 7 prej tyre ishim të parët me kryetarë, ndërsa në 9 prej tyre jemi të parët si parti”, ka thënë Tahiri për Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai ka përmendur se PDK në këto zgjedhje është partia më numrin më të madh të asamblistëve, me gjithsejtë 215.
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!