Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se tarifa e energjisë tashmë është e papërballueshme për shumëkënd.
Me anë të një postimi në Facebook, ai reagoi ndaj thirrjes së Ministrisë së Ekonomisë dhe KOSTT-it për kursim të rrymës elektrike, shkruan Arbresh.info.
“Thirrja e Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT dhe KESCO për kursim gjatë orëve të pikut, të përcaktuara ndërmjet 18:00 dhe 21:00 – 24:00, duket më shumë si një arsyetim sesa një zgjidhje e mirëfilltë. Koha e pikut përkon me nevojën për ngrohje dhe përdorimin e shërbimeve me energji. Orari 18:00 tregon një periudhë kur qytetarët, gjatë gjithë ditës, nuk përdorin pajisjet e tyre në mënyrë intensive, ose lidhet me momentin e përgatitjes së ushqimit. Ndërsa orari 21:00 – 24:00 përputhet me kohën kur temperaturat bien ndjeshëm dhe fillon tarifa e lirë”, ka shkruar Tahiri.
“Në vend që të zgjasin oraret e tarifës së lirë, sipas tij qytetarëve u propozohet të shtojnë konsumimin e energjisë gjatë tarifës së shtrenjtë, e cila është tashmë e papërballueshme për shumëkënd.”, theksoi ai.
“Siç duket, të gjitha masat e propozuara dhe të zbatuara kanë dështuar. Kjo dëshmohet edhe me rritjen e kufirit maksimal të konsumit deri në 1400 MW. Për sa i përket nën-stacioneve, si ai i Fushë Kosovës, dështimi është përgjegjësi e KOSTT, siç është evidentuar edhe në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ndryshoni oraret, merrni masa të qëndrueshme – qytetarët tashmë përballen me vështirësi ekstreme për ngrohje dhe me çmime të papërballueshme”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin