Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se kur do ta hapin kufirin me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Gjatë fjalës së tij në seancën ku po debatohet për gjendjen me pandeminë, Tahiri përmendin qëndrimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilit tha se, ndalimet e udhëtimit nuk e parandalojnë dhe përhapin variantin Omicron.
“Qëndrimi i OBSH-së është se ndalimet e udhëtimit nuk e parandalojnë dhe nuk e përhapin variantin Omicron, pse e keni mshel kufirin me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe kur do ta hapni. Në qoftë se OBSH ka një qëndrim të tillë pse Kosova ka një qëndrim tjetër? A mundesh me na shpjegu kryeministër, si është e mundur që ora policore të ndalë Omicronin e jo Shërbimi Shëndetësor, kushtet, inspektimi, ato e ndalin, jo ora policore se po shihet që as qarkullimi nga jashtë e as ai nga brenda nuk e ndal. Si të mbyllen fitneset dhe pastaj në qendra tregtare të shkojë 3-4 mijë vetë dhe të mos ketë inspektim. Unë mendoj se Qeveria nuk po merr vendime të vështira, por vendime të lehta, shumë të lehta. Ato të cilat e ndalin jetën dhe ia bëjnë qytetarit jetën më të vështirë”, tha Tahiri./arbresh.info/
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...
Deliu-Kodra: PDK-ja e ruajti votën, synimi ishte rritja e sa...
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda gjashtëmujorit të parë...
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...