Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka akuzuar qeverinë se e ka kthyer në “normë mashtrimin, duke treguar mungesë totale përkushtimi dhe efikasiteti në realizimin e premtimeve dhe prioriteteve programore në këtë gjysmë vit”.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri bëri të ditur se shumica parlamentare ka dështuar në të gjitha pikat legjislative të cilat do ta realizonin atë.
“Një qeveri dhe një shumicë e cila është përbetuar në përfshirje dhe drejtësi më të madhe sociale, ka dështuar në të gjitha pikat legjislative të cilat do ta realizonin atë. Kjo nuk është rastësi, sepse në skemat sociale nuk mund të përfshihen në klientelizëm e korrupsion”, ka shkruar Tahiri.
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG