Anëtari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing se partia e tij po hyn në zgjedhje për të fituar. Ai ka thënë se nuk do të dëshironte kurrë bashkëpunim me VV-në.
“Ne si parti nuk kemi asnjëherë vija të kuqe për asnjë parti. Asnjëherë nuk kemi pasur. Por asnjëherë nuk do të bëja koalicion me VV-në”, tha ai.
Tutje ai tregoi edhe arsyet se pse nuk është pro një koalicioni me këtë subjekt.
“Jemi dy parti që dallojmë shumë me njëra tjetrën. Mendojmë kundër njëra tjetër. Ne mendojmë se ata janë e keqja e Kosovës ndërsa ne e mira. Dallojmë edhe në programe. Kemi kundërshti të mëdha. Do të duhej një vit që të krijojmë një program të përbashkët. Kemi botëkuptime të ndryshme për arsimin, ekonominë zhvillimin e gjithçka. Në parim jemi kundër një qeverisje të përbashkët me VV’në”, shtoi ai.
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...