Abelard Tahiri anëtar i kryesisë qendrore nga PDK-ja i ftuar në “Info box” ka thënë se Kuvendi është i bllokuar dhe se kanë kërkesa nga BE-ja që rrugët e Kosovës të zhbllokohen,shkruan Arbresh.info.
“Problemit pse Kosova i ka këto bllokime është problemi të vendimmarrja, përgjegjësin për këto i mban kryeministri ne duhet ti përmbushim kriteret që kemi nga BE-ja, PDK do të gjejë zgjedhje që ti jep një kahje vendi. PDK do ti jep një drejtim të ri këtyre bllokimeve, sepse kjo gjendje nuk duhet të vazhdoj, ne e kemi për obligim te dalim nga kjo situatë” ka thënë Tahiri.
Ai ka folur edhe për demarkacioni ku ka theksuar se PDK-ja i ka votat për ta votuar Demarkacionin në përjashtim të dy, tre deputetëve.
“Asnjëherë nuk ndodh ne PDK te mos respektohen vendimet e këshillit drejtues, nuk dua ti komentoj sjelljet e kryeministri vendit duhet ti jepet një drejtim i ri. ne jemi te bindur qe Demarkacioni do të kaloj, PDK-ja i ka votat për demarkacionin demarkacioni është në përputhje të plot me kushtetutën dhe në asnjë rrethanë nuk do të duhet që të vonohet” ka thënë ai./.Arbresh.info/
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...