Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës do ta votonte për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën apo Saranda Bogujevcin.
Ai tha se Konjufca ka qenë më korrekt gjatë punës së tij në krye të kuvendit.
“Sot e pam votimin e hapur për dy zonjat qe i propozoi LVV dhe nuk i morën votat e mjaftueshme. Kjo është një krizë e sajuar nga Kurti. PDK ka ofru zgjidhje, nuk do ta votonim Mimoza Kusari Lila për shkak të komunikimit me kriminelin Radojiçiq…Kurti nuk i ka numrat, as këta 57 deputetë që ia votuan znj.Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pra nuk ka marrëveshje as me komunitete për qeverinë. Kriza reale është kur të vijmë tek Qeveria”, u shpreh Tahiri.
“Ne do ta votonim Konjufcën ose Bogujevcin, është hera e parë që po përmendim emra”, deklaroi Tahiri në T7.
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish sot, në seancën e parë pas publikimit të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese. Për dallim nga seancat e kaluara, Lëvizja Vetëvendosje propozoi sot dy kandidate për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën. Asnjëra prej tyre nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme, pra 61.
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok