Sa më parë që do të caktohet data e zgjedhjeve aq më mirë për vendin.
Kështu tha përfaqësuesi i AAK-së Besnik Tahiri pas takimit që pati disa minutash që kishte me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.
” Sa më parë të shkojmë në zgjedhje aq më mirë. E dimë që më 5 maj skadon afati i Presidentit. S’kemi diskutua për çështje të tjera”, është shprehur Tahiri në konferencën për media.
Ndryshe, ky takim ishte i fundit për ditën e sotme, në të cilën Osmani kishte ftuar katër partitë për të diskutuar për datën e zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetues.
Osmani pritet edhe të mërkurën të zhvillojë takime të ngjashme më partitë e tjera./arbresh.info/

Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...