Tahiri pas sharjes me robë: U kërkoj falje deputetëve dhe qytetarëve

11:42 | 28 Prill 2022
A Z

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca i tha se ishte dëgjuar duke sharë.

“Në asnjë rrethanë. Domethënë në asnjë mement, as nuk kam mendu e as nuk e shaj asnjë deputet”, tha ai, pasi iu kërkua ta tërheq atë që e kishte thënë.

“Në qoftë se ka qenë në afekt… për shkak të situatës dhe asaj… mirëpo në asnjë rrethanë kjo nuk i është drejtu asnjë deputeti”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëtëve të PDK-së kërkoi falje.

“Dhe kushdo që mundet me u ndi i ofenduar, meqenëse e kam përdorë një fjalë të tillë të cilën as nuk po e di, i kërkoj falje, edhe atyre qytetarëve që na kanë shiku”./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Momenti kur Abelard Tahiri shan me rob në mes të seancës