Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për deportimin e turqve nga Kosova. Ai në Pressing në T7 ka treguar se nuk ka pasur njohuri për këtë rast. Ai ka thënë se informatat për këtë i ka marrë pasi ka ndodhur deportimi.
“ Unë informatën për këtë e kam marrë ne mbledhje te qeverisë. Ndoshta pas orës 9 të asaj ditë. Informatën për këtë deportim e kam marrë nga ministri punëve të brendshme, më të cilin kam diskutuar disa qastë për rastin”, ka thënë Tahiri.
Ai ka treguar edhe procedurat që përdorën për deportim apo ekstradim të shtetasve të huaj. Tahiri ka thënë se kjo behët ne dakordim me shtetin që janë personat.
“ Ne nuk mund ta bëjmë këtë me mjete tona. Dmth transporti apo gjera të tilla kryhen nga shteti që janë personat, siç ka ndodh me turqit që ishin në Kosovë”, ka thënë ai.
Tahiri ka thënë se për krejt rastin duhet të sqarohen edhe shumë gjera nga AKI dhe Ministria e Punëve te Brendshme.
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...
Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjëratë nga zyrt...
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...